VIDEO/ Gjermania kursehet në testin gjeneral para Botërorit, skuadra e Flick shënon vetëm 1 gol

VIDEO/ Gjermania kursehet në testin gjeneral para Botërorit, skuadra e Flick shënon vetëm 1 gol

Moment nga ndeshja

Gjermania fitoi 0-1 me Omanin në kompleskin sportiv të Muscatit, me duelin që ishte një test gjeneral para Kupës së Botës që nis në 20 nëntor në Katar. Skuadra e Hansi Flick u kursye në miqësoren e fundit para turneut të rëndësishëm, duke shënuar në fundin e ndeshjes me Fullkrug.

Do duhej minuta e 80 e ndeshjes që pas asistit të Havertz, sulmuesi i Werder Bremen në Bundesligë të shënonte me një gjuajtje të lehtë me të majtën. Trajneri Flick e nisi ndeshjen me skemën 4-2-3-1, teksa nuk munguan në formacion emra si Neuer, Sane, Ginter, apo Havertz, Gundogan dhe Goretzka. Në grupin E të Botërorit, Gjermania luan me Japoninë, Spanjën dhe Kosta Rikën, teksa e nisin aktivitetin në 23 nëntor në 14:00.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Sot tre ndeshje të Superligës, Gega debuton në rikthimin te Partizani! Në fushë Dinamo dhe Vllaznia

Renditja/ Sot tre ndeshje të Superligës, Gega debuton në rikthimin te Partizani! Në fushë Dinamo dhe Vllaznia