Video/Gjithçka për të rënë në sy
veprimi ekstrem i modeles ruse

Video/Gjithçka për të rënë në sy<br />veprimi ekstrem i modeles ruse
Të jesh modele nuk përbën ndonjë rrezik derisa mania për të rënë në sy të shtyn të marrësh hapa ekstrem.
 
Modelja ruse Viktoria Odinsova ka qenë tejet e kritikuar ditët e fundit pasi ka realizuar foto e video ekstreme në Dubai.
 
Bukuroshja qëndron e varur në një lartësi të konsiderueshme duke u mbajtur vetëm nga dora e një djali, ndërsa nuk është e pajisur me asnjë masë sigurie.
 
Modelja 22-vjeçare ka publikuara fotot dhe videot në rrjetet sociale ndërsa është shprehur: “Vazhdoj të mos e besoj që e bëra një gjë të tillë. Sa herë që e shikoj videon më djersiten duart”.
 
Modelja ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram ku shumë prej tyre janë “ngacmuar” tepër nga kjo video dhe kanë reaguar. “Një shembull shumë i keq për moshatarët e tu. Nuk kam fjalë. Dukesh si një 11-vjeçare që me çdo kusht kërkon të marrësh vëmendje, çmenduri. Duket se zoti të ka dhënë bukuri, por mesa duket ka vendosur të të lerë pa tru”, shkruan një komentues.
 
 

Full video (link in bio)! @a_mavrin #MAVRINmodels #MAVRIN #VikiOdintcova #Dubai

A post shared by Viki Odintcova (@viki_odintcova) on



[gallery]21068[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City