Tabaku është dënuar pas skandalit ku kerkonte favore seksuale në këmbim të vendeve të punës.
Ndërkohë në intervistën e dhënë për Enkel Demin në TVSH, ajo tregon se është futur në kurth dhe se gjatë procesit të saj gjyqësor është detyruar të pranojë gjykim të shkurtuar.
Nga ana tjetër, ish-drejtoresha Arsimit ka shtuar se burgosoja e saj ka lidhje edhe me pozicionin politik që ajo mbante.
“Une përfaqesoja LSI dhe kam qene nën shënjester. Por s’kam hequr asnjë
njeri nga puna”, tha ajo.
E pyetur për akuzën për favore seksuale, Tabaku është shprehur se " nuk e di nga erdhi kjo akuzë".
“E kam dëgjuar nga Ristani një gjë të tillë që kërkoja favore seksuale për eprorët. Jam ndjerë aq keq sa jam shtruar në spital, kam qenë me diabet. Unë sinqerisht jam ndjerë e diskriminuar nga këto. Nuk e di nga erdhi kjo akuzë. Unë doja të bëja një thirrje. Doja t’i drejtohesha Nikollës, më vjen shumë keq që kur preken interesat e tyre personale ata e ngrejnë shumë zërin. Por kur ka sulme të tilla ndaj institucioneve ato heshtin” ,– është shprehur ajo.