Policia e Riminit në Itali në kuadër të një operacioni antidrogë të quajtur "Life Style" ka arrestuar pesë shqiptarë.
Xhevdet Zaimi, Erion Zaimi, Eris Hajdari, Denis Muça dhe Redi Gjuraj, janë 5 shqiptarët e arrestuar.
Në sajë të operacionit në të cilin u përfshinë mbi 100 forca policore janë lëshuar edhe 17 urdhër-arreste për anëtarët e tjerë të grupit kriminal.
Sipas hetimeve dyshohet se shqiptarët prej kohësh bënin furnizimin me kokainë të disa grupeve kriminale me aktivitet në Rimini.
Bëhet e ditur që operacioni ka nisur që në fillim të këtij viti. Policia ka arritur në finalizimin me sukses të tij pasi ka përgjuar një numër të madh telefonatash ndërmjet anëtarëve të bandave kriminale.
Një nga mënyrat e tjera që është përdorur për të zbuluar trafikantët ka qenë vëzhgimi i klubeve të natës. Klubet kanë qenë vendet më të përhapura ku të rinjtë janë adresuar për të marrë drogën e cila vinte nga Holanda.
/Shqiptarja.com

FOTO