Protesta e rinisë e cila u konceptua si një protestë paqësore në nisje ka lënë shumë pasoja pas përfundimit. Pas rreth 4 orësh protestë, situate në bulevardin “Dëshmorët e kombit” para kryeministrisë situate është kjo.

Është e dukshme se protestuesit pas vezëve e bojërave, kanë shkulur edhe pllakat e bulevardit për të gjuajtur më pas drejt kryeministrisë ku janë të dukshme shenjat e goditjeve.

Ndonëse nuk ishte parashikuar që të dëmtohej bunkeri në bllokun e ministrive, turma e qytetarëve të thirrur nga Partia Demokratike kanë djegur rrjetën anësore në Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë thyer edhe xhamat.

Dëmtimi i bunkerit, djegia e plehrave pranë agjencisë kombëtare të turizmit si dhe thyerja e xhamave të ministrisë së transporteve kanë ngjallur edhe kureshtjen e qytetarëve të cilët nuk kanë qenë në grupin e protestuesve.

Teksa Tirana ka marrë pamjen e një qyteti të shkatërruar nuk dihet ende se kush do ta paguajë faturën e dëmeve.

tirana pas proteste

tirana pas proteste

tirana pas proteste

tirana pas proteste

tirana pas proteste

tirana pas proteste

tirana pas proteste

tirana pas proteste

tirana pas proteste

tirana pas proteste

 Foto të tjera..

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)