VIDEO/ Ja si Berisha shtrembëron deklaratat e Ramës dhe mashtron qytetarët për negociatat me BE

Çështja e anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ka nxjerrë sërish blof Sali Berishën. Një video që po qarkullon në rrjet e tregon qëndrimin e kryeministrit Rama dhe mashtrimeve e spekulimet e Berishës i cili përpiqet të bëjë lojë politke.

Në një dalje për mediat Berisha pretendon se përsërit fjalët e Ramës teksa shprehet: Në Bruksel del e thotë, po nuk na e dhatë do ndryshojmë drejtimin.

“Drejtimin po ia themi këtu, mos gabo të lëvizësh qoftë edhe një milimetër se drejtimi ynë është vetëm Euroa e Bashkuar vetëm bashkimi Europian.”- shprehet Berisha.

POR SI QËNDRON E VËRTETA?

Si është shprehur Edi Rama?

“Këtu çështja është te bullgaria që ka marrë peng RMV dhe që si rezultat ka bërë që edhe ne të jemi peng i një ngërçi që ne nuk kemi lidhje fare por ndërkohë besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdoj më gjatë. Megjithatë ne do ndryshojmë menjëherë kurs siç e kemi thënë. Në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë, për tu ulur në tryezë.”

Kur Rama shprehet “ do të ndryshojmë kurs” bëhet fjalë për ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe jo ndalimin e përpjekjeve për tu antarësuar në BE siç Berisha interpreton.

Në video paraqitet edhe një tjetër moment në të cilin Rama e shpreh qartë qëndrimin e tij ndaj negociatave për BE dhe çështjes së maqedonisë së Veriut.

“Nëse Bullgaria do të bllokojë sërish Maqedoninë e Veriut edhe ne sigurisht që do të ndryshojmë qasjen tonë dhe do të kërkojmë nga Gjermania, Franca dhe nga të gjithë që të na ndajnë sepse është diçka e pamundur të përballohet gjatë që ti të mos dalësh nga shtëpia se duhet të zgjidhin problemin me njëri-tjetrin dy fqinj”– deklaron Rama duke iu referuar ndarjes nga Maqedonia e Veriut dhe jo ndryshimin e përpjekjeve për negociatat me BE./Lexo.al

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 17/05/2022 08:47

    Akoma me Sali Berishen?Sa mbrapa qenkeni.Sala ka vdekur politikisht,eshte shume e thjeshte.Fol kot,si gjithmone,i shkojne mbrapa pjesa me primitive e shqiptareve,por nuk kane asnje lloj peshe.Bejne gam gam kot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier