Agjenti është filmuar në kohën që shtrin në tokë një adoleshente me ngjyrë dhe e neutralizon duke vendosur gjunjët mbi shpinën e saj. Ndërkohë që adoleshentja kërkonte ndihmë, në videon shtateminuteshe dëgjohen të qarat e saj. Në një postim në facebook, departamenti i policisë në MekKini, periferinë e Dallas, ku ndodhi dhe ngjarja, shkruan se videoja ngriti shqetesime dhe se incidenti po hetohet. Pas shpërndarjes së videos dhe protestave të shumë qytetareve, agjenti i policisë është pezulluar.
Në shumë postime në rrjetet sociale përmenden problemet raciale si arsyeja kryesore për ngjarjen. Ne video shihet se policët jane të bardhë, ndërkohë që shumica e adoleshenteve janë afroamerikane.