Juventus zhgënjen sërish në shtëpi dhe barazon 2-2 kundër Fiorentinës. Në një ndeshje me shumë emocione deri në fund, heroi i takimit ishte David de Gea, portieri i miqve.
Ndeshja u zhbllokua nga Kephren Thuram në minutën e 20-të për vendasit, para se një ish si Kean të barazonte dhe të mbyllte pjesën e parë në ekuilibër. Me nisjen e së dytës sërish Thuram kaloi "Zonjën" në avantazh me dopietën e parë në karrierë.
Paçka rasteve dhe lojës së mirë, Juventusi u barazua në minutën e 87-të nga perla e Sottil. Në tre ndeshjet e fundit në Torino ekipi i Juventusit ka tre barazime 2-2, kundër Bolognas, Venezias dhe tanimë Fiores. Nga ana tjetër skuadra "Vjollcë" u rikthye te pika pas dy humbjeve dhe me 32 pikë mban vendin e pestë. Aq ka edhe Juvja që pozicionohet në vendin e gjashtë.