Bojkotohet mësimi në shkollën “Ibrahim Rugova”, në Kamëz pas përjashtimit të një mësuesi. Sipas motivacionit zyrtar mësuesi është shkarkuar për keqtrajtim  ndaj nxënësve me aftësi të kufizuar.
 
Ndërsa një dyshim tjetër është se profesori ka ngacmuar seksualisht nxënësit si dhe ka shitur libra në mënyrë të paligjme.
 
Por nga nxënësit pretendohet se përjashtimi i mësuesit ka ardhur pas konfliktit që ai ka pasur me një nxënës.
 
Me tymues e kapsolla dhe postera në duar, disa klasa kanë dalë në mbështetje të mësuesit Urim Halili ku shprehen se janë kërcënuar se do përjashtohen nga shkolla për shkak të protestës.
 
Nga posterat që të rijntë mbajnë në duar tregojnë se nuk janë dakort me përjashtimin e mësuesit të cilin e kosiderojnë politik.

Për Shqiptarja.com një nxënëse e këtij gjimanzi është shprehur: “Ikëm sot në shkollë, klasa e profesor Urimit ishte jashtë me postera. U hodhën kapsolle e tymues në shkollë. Së fundmi nuk na linin të hynim brenda se çantat ne i lamë në klasë. Kështu që u detyruam të hymë nga dritarja. Motivacioni i heqjes së mësuesit nga shkolla është zënka me një nxënës. Të gjithë mësuesit ishin brenda. Puna është se duan ta heqin dhe të mos japë më mësim askund.
Drejtoresha u ka bërë presion nxënësve që do t’i përjashtojë nga shkolla për shkak të protestës”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com