Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në 27 mars në Varshavë kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme kjo për grupin E të kualifikueseve Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos këtë pasdite në orën 16:30 kanë zbritur për herë të parë në fushë, me brazilianin që për herë të parë drejton grupin pas emërimit në krye të stolit të Shqipërisë.
Stërvitja e sotme do pasohet nga ato të dy ditëve më vonë me nga dy seanca në ditë, teksa vetë trajneri duket se është pritur mirë në grup. Sylvinho nuk ka humbur kohë dhe është futur vetë në aksion, për fazën e nxehmjes.
Sot me grupin në fushat e "Shtëpisë së Futbollit" janë bashkuar edhe Hysaj, Kumbulla, Balliu dhe Mihaj, duke plotësuar ekipin. Veç 15 minutave të para për mediet, trajneri ka kërkuar që përgatitjet të jenë me dyer të mbyllura.
Të diel kuqezinjtë do udhëtojnë për në Poloni, aty ku Kombëtarja kërkon pikë në debutimin e Sylvinhos. Veç polakëve, kundërshtarët e Shqipërisë në grupin E kualifikues janë edhe Çekia, Ishujt Faroe dhe Moldavia.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.8%
-
Keq
35.3%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 776
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Disiplina/ Braktisja e ndeshjes, KF Tirana dënohet me gjobën e majme! E pësojnë edhe tre klube të tjera të Superligës
10 Janar, 09:24
-
Armand Duka shkon i vetëm 'në garë' për mandatin e 7-të në krye të FSHF-së
9 Janar, 13:28
-
Rinovoi me Kombëtaren deri në korrik, Sylvinho: Ajo që na pret kërkon më shumë përkushtim, jemi në play-off-in e Botërorit
9 Janar, 10:28
-
Zyrtare/ Sylvinho dhe ndihmëstrajnerët e Kombëtares rinovojnë kontratat, objektiv është Kupa e Botës 2026 (Detajet)
7 Janar, 15:42
-
Kombëtarja pa trajner, Sylvinho dhe stafi pa kontratë që prej dhjetorit! Pritet rinovimi me kushte, FSHF: S'ka ende vendim
7 Janar, 13:32
-
Futbolli i Kosovës 'i lë targën' Superligës shqiptare, kampionati ynë në 'rënie të lirë'! Renditet në vendin e 44-t në Evropë
7 Janar, 11:35
-
Kërkon mandatin e 7 në krye të FSHF-së, Armand Duka propozohet nga shoqata rajonale e futbollit të Tiranës
6 Janar, 16:48
-
Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, Krenar Alimehmeti rizgjidhet kryetar
6 Janar, 16:21
-
Kupa e Shqipërisë rikthehet më 10 janar, luhen tetë ndeshjet e fazës së 1/8-ave
6 Janar, 15:55
-
Zyrtare/ Sylvinho i ofroi debutimin me Kombëtaren, Maldini Kacurri ribashkohet me Arsenalin në Angli
6 Janar, 09:29
-
SPECIALE/ Sporti në 2025-ën, Kombëtarja u kualifikua në ‘play off’-in e Botërorit, Lara Colturi histori në ski! Valiev ‘lau’ Shqipërinë në ar (VIDEO)
31 Dhjetor 2025, 21:43
-
Festat e fundvitit, FSHF event sportiv me gazetarët! Duka: Mirënjohës, kritikat na përmirësojnë
29 Dhjetor 2025, 11:00