Ernest Muçi ka shënuar golin e tretë në ndeshjen e shtatë në Poloni. Legia e Varshavës barazoi 1-1 kundër Piast Gliuice në udhëtim, me golin e kryeqytetasve që u shënua nga sulmuesi i Kombëtares.
Muçi mori një pasim të bukur nga Gula në minutën e 69-të, ndërsa pas një kontrolli dhe marrje të mirë, dribloi kundërshtarin dhe gjeti fundin e rrjetës. Sulmuesi 22-vjeçar ka treguar një formë të mirë këtë sezon, duke bërë që Sylvinho ta ketë pjesë të listës në Kombëtare.
Këtë duel Muçi e nisi nga minuta e parë, duke ia shpërblyer me gol besimin trajnerit Runjaic.
Lere lere cfare mrekullue, gol me devijim
PërgjigjuPo me devijim e boni ene Daku me komtaren. Ti mik shif përdorim e topit e mënyrën si ka dal në pozicion goditës.Mos jini kaq të "kqinj" me njoni-tjetrin o plak. Muçi osh si mret atje ku ësht e si llogarit fare komentet e mia e të tuat por duhet me qen më pozitiv për kta që jan te tpaktit që na bojn krenar.