Në "Kukës Arena", vendasit e Kukësit mundën 1-0 Laçin për javën e nëntë në Superligë. Skuadra e Stavri Nicës iu u rikthye te fitorja, ndërsa pas dy fitoreve Laçi pëson disfatë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk gjetën shënjestrën e duhur. Në fraksionin e dytë të ndeshjes ishte Abdu që në minutën e 63 shfrytëzoi një krosim në zonë dhe me kokë mposhti Dajsinanin. Me këtë sukses Kukësi shkon në kuotën e 10 pikëve për vendin e tetë, ndërsa Laçi me 13 pikë qëndron në vendin e tretë.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 08:56

    A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?