Imagjinoni sikur mamaja juaj t’iu prezantojë një ditë të bukur me të dashurin e saj... tani imagjinoni sikur ai të jetë 50 Cent...pa dyshim do të shtangeni. Një situatë të tillë kanë përjetuar disa rinj.

Reperi i famshëm është bërë pjesë e një kamere të fshehtë, ku  në bashkëpunim me nënat, ata i prezantoheshin fëmijëve të tyre si të dashur.

Fillimisht reperi gjendej në dush, e në këtë moment, nënat bisedonin me fëmijët e tyre rreth tij.

E në momentin kur 50 Cent prezantohet para tyre me robdeshamber ata ngelin të shokuar. Në fund i tregohet se ishte e gjitha një lojë, ku sigurisht nuk mungojnë të qeshurat.

Redaksia Online
J.Shqiptarja.com