Video/ Kur Tom Hanks ndalon vrapin
dhe “të prish” fotografitë e dasmës

Video/ Kur Tom Hanks ndalon vrapin<br />dhe “të prish” fotografitë e dasmës
Një çift i sapomartuar është detyruar që fotografitë profesionale të dasmës t’i konkurrojë me selfiet e një kalimtari të lumtur si Tom Hanks.
 
Aktori, fitues i çmimit Oscar ishte duke shëtitur në Central Parl, Neë York kur u takua me Elizabeth dhe Ryan.
 
Hanks ka bërë një fotografi me çiftin dhe e ka postuar në Twitter, duke i dhuruar të sapomartuarve mijëra urime nga fansat e tij.
 
Elizabeth ka shkruar në Instagram se takimi me i rastësishëm me aktorin ishte qershia mbi tortë e një dasme të bukur.

“Ne ishin duke bërë fotografi në Central Park kur një djalë ndaloi hapat, hoqi kapelen dhe syzet e diellit, na përshëndeti dhe na tha që ishte Tom Hanks. Ai na kërkoi emrat dhe na uroi. Para se të largohej kërkoi të bënte edhe një selfie me ne, të cilën e postoi më pas në rrjetet sociale”, është shprehur nusja e cila ka mbetur e befasuar nga ky takim.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois