Në një kohë kur Lulzim Basha është ngujuar prej 20 ditësh në çadrën e ngritur në Bulevard duke kërkuar mbështetje nga qytetarët, në familjen e tij ka nga ata që nuk e besojnë më.

Gjatë inaugurimit të çerdhes nr. 13 në njësinë 8, ish lagjia e Lulzim Bashës para se të blinte shtëpinë dupleks te Liqeni, kryebashkiaku Veliaj është habitur jo pak ku mes pjesëmarrësve ishte edhe djali i xhaxhait të vetë kreut të PD-së.

Në videon me celular dërguar në redaksinë e gazetës Tema, dëgjohen batutat e Veliajt me kushëririn e Bashës, i cili në vend të çadrës, kishte zgjedhur të marrë pjesë në hapjen e çerdhes së rikonstruktuar nga Bashkia e Tiranës. “Hallall për punën që ke bërë”, thotë ai.

Në vitin 2015, Veliaj fitoi bindshëm në njësinë nr.8, e cila njihet edhe si zonë bastion e PD.

 Biseda mes Veliajt dhe djalit të xhaxhait të Lulzim Bashës:

 Djali i xhaxhait të Lulzim Bashës: Hallall për ket pun që ke bo edhe ishahlla na e gadit edhe lagjen, siç ke gadit edhe kopshtin

Veliaj: Lagjes ia kemi hequr edhe ato bllokimet që ka pas

Gruaja: Ndërtimet tani se gjithë shtëpi të vjetra jemi ne…

Veliaj: Si ?

Gruaja: Gjithë shtëpia të vjetra jemi ne, qerpiç jemi ne

Veliaj: Ti ku e le lagjen?

Gruaja: Ja këtu jemi ne…

Ndërhyn një burrë: Është çuni xhaxhait të Lulit…

Veliaj: Ah ti je çuni xhaxhait të Lulit?! Po pse nuk je te çadra ti apo ti je te streha e çerdhes? E mir, shumë mirë… Se kështu janë ndarë gjërat…

Djali i xhaxhait të Lulzim Bashës: Ashtu osht …

Veliaj: Ça te çadra, ca te çerdhja…

Djali xhaxhait të Lulzim Bashës: Buzëqesh.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com