VIDEO/ Momenti i frikshëm kur raketa izraelite hedh në erë pallatin në Gaza, shpëtojnë për mrekulli banorët!

Gaza- Ky është momenti i frikshëm kur një raketë e ushtrisë izraelite IDF godet një pallat në Gaza dhe e hedh në erë në fraksionin e sekondës, duke e rrafshuar tërësisht dhe kthyer në një grumbull inertesh.

Ngjarja raportohet se ndodhi në Nuseirat, gjatë bastisjes së radhës së ushtrisë izraelite, në operacionin me shkallë të gjerë antiterrorist që ka nisur.

Lajmi dhe video u publikuan nga “La Repubblica”, teksa pas një errësire që shkaktoi shpërthimi dhe resë së tymit, shihen banorë të qytetit që grumbullohen në vendngjarje për të parë nëse kishte viktima dhe kryer operacion kërkim-shpëtimi për të mbijetuar.

Për fat të mirë rezultoi se ndërtesa ishte evakuuar përpara se të ndodhte bombardimi. Nuk u raportua për viktima, por, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, shtatë palestinezë - të gjithë banorë të zonës së goditur nga sulmi me raketa - u plagosën.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrau 24-vjeçarin gjatë sherrit në lokal në Fierzë, vetëdorëzohet 40-vjeçari në Tiranë

Vrau 24-vjeçarin gjatë sherrit në lokal në Fierzë, vetëdorëzohet 40-vjeçari në Tiranë