Montreal, Kanada - Për javën e 28-të në MLS amerikane të futbollit, Montreal fitoi 3-2 kundër Austin FC. Te miqtë titullar luajti Myrto Uzuni, me sulmuesin e Kombëtares që shënoi dhe asistoi, por nuk mundi të shmangte dot humbjen e të tijve.

Ndeshja u zhbllokua pas vetëm nëntë minutave lojë për vendasit, me Synchuk që kaloi në epërsi të tijtë. Në minutën e 40-të, beratasi Uzuni përfitoi nga një krosim i Rubios dhe me kokë nga një pozicion i prirët ia doli të mposhtet portierin, për t'i dërguar shifrat në 1-1.

Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve pas golit të Sealy. Montreal shënoi edhe golin e tretë me Ouusu në minutën e 67-të, para se Myrto Uzuni të asistonte për Uolff, me shifrat finale që shkuan 3-2.

Këtë sezon me Austin FC, Myrto Uzuni ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në tre raste, në të gjitha kompeticionet.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?