VIDEO/ Në të vetmin vend ku shiten, tifozët në radhë për të blerë birrë në Katar

VIDEO/ Në të vetmin vend ku shiten, tifozët në radhë për të blerë birrë në Katar

Pamje e tifozëve

Katari vendosi vetëm 48 orë para nisjes së Kupës së Botës se pijet alkoolike nuk do shiten rreth stadiumeve apo në impiantet ku do zhvillohen ndeshjet. Një gjë e tillë nuk ka qënë e mirëpritur nga fansat që tanimë janë në Doha dhe në qytetet e tjera ku do zhvillohet Botërori.

Në pjesën më të madhe në Doha, aty ku janë mbledhur tifozët, këta të fundit qëndrojnë në radhë për të blerë birra dhe pije alkolike në të vetmin vend ku shiten. Sipas FIFA, Katari ka rënë dakord që vetëm në zonën e fansave të lejohet birra dhe alkooli, teksa në stadium dhe rreth impianteve nuk do ketë shitje.

Me numrin e tifozëve që pritet të shtohet ditët në vijim, Katari është duke u përballur me një fluks të lartë vizitorësh dhe zona më e madhe që do presë ultrasit do jetë Doha dhe rrethinat e saj, aty ku janë katër stadiume.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'