Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kur një burrë rreth 40-vjeç është përplasur nga një taksist dhe ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në trup.
Në një video të siguruar nga Report TV dallohet qytetari i cili është i shtrirë në tokë dhe nuk mund të lëvizë.
Në video duket momenti kur vjen ambulanca, ndërkohë që nga përplasja ka shenja gjaku edhe në Bulevard.
Burime nga Policia bëjnë me dije se qytetari me biçikletë ishte duke kaluar në kryqëzimin e 'Bulevardit Dëshmorët e Kombit' dhe ky është momenti kur u përplas nga taksia.
Goditja ka qenë e fortë dhe i ka shkaktuar dëmtime të shumta 40-vjecarit.
Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar shoferin e taksisë deri në momentin që do sqarohet ngjarja.
/Shqiptarja.com

VIDEO