Në moshën 39-vjeçare, Alessandro Diamanti vazhdon të mahnisë dhe të japë shfaqje në kampionatin australian të futbollit. Në ndeshjen mes Western United të tij dhe Sidney FC, ish-sulmuesi i Italisë shënoi golin vendimtar për 1-0 në minutën e 86-të.
Nga afro 40 metra dhe në mënyrë diagonale, Diamanti shënoi një kryevepër që po bën xhiron e mediave. Ish-futbollisti që ka ndërruar më shumë se 15-të skuadra në karrierë, prej 2019 është pjesë e Western United në Australi ku po vijon karrierën. Diamanti ka qenë pjesë e kombëtares së Italisë në 17 ndeshje, ku ka shënuar edhe një gol.