Ka nisur festivali i 54 i Këngës në RTSH, fituesi i të cilit do pëfaqësojë Shqipërinë në  “Eurovision”.
 
Në natën e parë përveç këngëve organizatorët kanë menduar dhe për diçka ndryshe duke sjellë në skenë një këngë kontraverse të kënduar nga një djalë i panjohur me nofkën “Seriali”, i cili shfaqet gjithmonë  i veshur me rroba ushtarake dhe me maskë.

Këngën nuk e këndoi këngëtari i vërtetë, por aktori i humorit nga Kosova Kreshnik Ibrahimi, i cili imitoi "Serialin"
 
Hiti "Kozeta" shkaktoi shumë të qeshura në sallën e Pallatit të Kongreseve.


Kënga Kozeta në Festivalin e RTSH-s