Saimir Tahiri është rikthyer për pak çaste sot në Kuvendin e Shqipërisë, për herë të parë që prej dorëzimit të mandatit të deputetit tre muaj më parë.
Ish-ministri i Brendshëm ka marrë pjesë në homazhet në nderim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Tahiri shoqërohej nga ish-deputeti Piro Lutaj. Ai ka qëndruar për pak çaste në ambientet e Kuvendit dhe pas kryerjes së homazheve është larguar. Bie në sy look-u ndryshe i Tahirit, i veshur sportiv dhe me xhaketë si dhe me mjekër të rritur, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Lajmi kryesor: