Familjarë, të afërm dhe kolegë i japin lamtumirën e fundit Luan Hajdaragës

Tiranë-Në nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, Kuvendi i Shqipërisë organizoi homazhe në sallën e seancave plenare, ku morën pjesë shumë personalitete të njohura të politikës. Pas homazheve, Hajdaraga u përcoll për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës aty ku do të prehet përgjithmonë.

Në ceremoni kanë marrë pjesë figura të rëndësishme të politikës si kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit Rama, figura të vjetra por edhe aktuale të Partisë Socialiste. Namik Dokle, e Servet Pëllumbi, deri më tani janë të pranishëm në homazhe. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë ndër të parat që ka mbërritur në ceremoninë e homazheve. Në homazhe ka marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili shprehu konsideratën e tij për figurën e Hajdaragës. “Njeri i këndshëm dhe i përkushtuar për të përmbushur punën e tij“- tha Meta. Në homazhe mori pjesë edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:11
Hajdaraga, ngushëllon edhe Berisha: Shuhet zëri i moderuar i të majtës shqiptare

Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Mbrojtjes dhe pedagogut të njohur Luan Hajdaraga i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se iku nga kjo botë një nga ish-eksponentët dhe zëri i moderuar i të majtës shqiptare dhe botës akademike e universitare të vendit.  

Postimi i Berishës: 

Ngushellim!

Te dashur miq, me ndarjen nga jeta te Luan Hajdarages shuhet nje nga ish eksponentet kryesor dhe nje ze i moderuar i te majtes shqiptare dhe botes akademike universitare te vendit.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta famiiljes te te ndjerit Luan Hajdaraga, te afermve dhe miqve te tij dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i njeriut te tyre te dashur te gjeje paqen e merituar! Ngushellime!! sb

Ora 14:19
Myftiu i Tiranës tregon porosinë e Hajdaragës: Mos ndalni kurrë....

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tregon në një prononcim për Report TV porosinë e fundit që i kishte dhënë i ndjeri Luan Hajdaraga.  Myftiu kujton ngjarjen e një viti më parë, kur vendi u përfshi në një debat të madh pasi gjatë faljes së Bajramit, disa ekrane gjigantë mbuluan statujën e Skënderbeut.  Në atë kohë disa ekstremistë kërcënuan myftiun, duke e bërë përgjegjës për një akt të qëllimtë kundër figurës së Heroit tonë Kombëtar. 

“Më mençurinë e një burri të urtë më tha: Myfti, në këtë Shqipërinë tonë do të përballeni shpesh e jo pak me të tilla situata, por një gjë nuk duhet ta harroni kurrë, mesazhet e vëllazërimit dhe bashkëjetesës fetare mos ndalni së nënvizuara në asnjë rast”,-tregon Myftiu Gurra. Më tej ai shpreh dhimbje për humbjen e një miku të mirë e një shtetari të rrallë.

Ora 12:09
VIDEO/ Saimir Tahiri rikthehet në Kuvend, shfaqet me look të ri në homazhet për Hajdaragën

Saimir Tahiri është rikthyer për pak çaste sot në Kuvendin e Shqipërisë, për herë të parë që prej dorëzimit të mandatit të deputetit tre muaj më parë. 

Ish-ministri i Brendshëm ka marrë pjesë në homazhet në nderim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. 

Tahiri shoqërohej nga ish-deputeti Piro Lutaj. Ai ka qëndruar për pak çaste në ambientet e Kuvendit dhe pas kryerjes së homazheve është larguar. Bie në sy look-u ndryshe i Tahirit, i veshur sportiv dhe me xhaketë si dhe me mjekër të rritur, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht. 

Ora 11:38
Homazhet, Ali Ahmeti: Hajdaraga na ndihmoi në ditë të vështira, ishte njeri bashkëpunues 

Dhimbje për ndarjen nga jeta të Luan Hajdaragës kanë shprehur edhe shqiptarët përtej kufirit. Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, zhvilloi homazhe në nderim të Hajdaragës në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Ai u shpreh se ish-ministri i Mbrojtjes ka qenë një mbështetës i fortë i shqiptarëve të Maqedonisë duke i ndihmuar ata në ditët e tyre më të vështira.

Shpreh keqardhjen, dhimbjen për z.Hajdaraga. E kam njohur në një periudhë shumë të vështirë. Kur ishte ministër i Mbrojtjes ka qenë krah nesh dhe na ka ndihmuar me të gjitha mundësitë që ka pasur gjatë asaj kohe. Kjo miqësi ka vazhduar deri në ditët e fundit përpara se të merrte atë goditje që e mori përjetësisht. E kujtoj si një njeri shumë të madh, shumë të afërt, shumë bashkëpunues dhe i lehtë i qoftë toka e Shqipërisë. 

Ali Ahmeti, kryetar i BDI

Ora 11:12
Rama  merr pjesë në ceremoninë e homazheve për Luan Hajdaragën

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e homazheve që u zhvillua në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeministri Rama ka takuar familjarët dhe u ka shprehur ngushëllimet, si dhe ka nderuar figurën e tij.

Kryeministri ka zgjedhur të mos flasë për gazetarët. Më herët në ceremoni kanë marrë pjesë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, Presidenti Ilir Meta, e të tjerë figura të njohura të PS-së.



Kreministri Rama, homazhe për Hajdaragën

Ora 10:48
Kryemadhi përlotet: Hajdaraga më ka inkurajuar. Do na mungojë shumë të gjithëve!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj para hyrjes në ambientet e Kuvendit, tha se Hajdaraga do kujtohet, më së shumti nga Partia Socialiste. Kryemadhi është përlotur kur u pyet nga gazetarët për rolin e Hajdaragës në jetën e saj. 

“E kam takuar Luanin kur kam qenë fëmijë. Luani më ka inkurajuar në shumë gjëra. Hajdaraga solli ndryshim në PS. Ikja e parakohshme, e dhimbshme, do na mungojë shumë të gjithëve, por më së shumti PS-së. Sot jemi këtu për të thënë vlerat që ka Luani, e klasës politike po i largohen. “-u shpreh Kryemadhi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 31/07/2018 21:22

    Iku edhe Luan orizi

    Përgjigju
  • blenard: 31/07/2018 17:48

    mona sorrra ben sikur i vjen keq shife si flet si sorre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë