Video skandali që burgosi policin e Shkodrës ishte Fake News i një portali, gjykata e liron

Pas 11 ditësh qëndrim në qeli Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lirojë policin e Gruemirës, Berhan Bajrakuriti, i cili u prangos pas publikimit nga një portal një videoje intime ku pretendohej se Bajrakurti po ngacmonte seksualisht një 15 vjeçare në rrjetet sociale. Kjo video bashke me akuzat lëshuar nga portali pa asnjë verifikim, ka rezultuar një fake news: as në Policinë e Koplikut dhe as në Policinë e Shkodrës nuk është paraqitur kurrë të denoncojë këtë rast as vajza 15 vjeçare dhe as familja e saj. Gjatë aktit të ekspertimit të videos së sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rezulton në të kundërt që Berhan Bajrakurti kryen veprime intime me bashkëshorten e tij në ambientet e shtëpisë së tij.

Lidhur me këtë çështje është marrë në pyetje dhe bashkëshortja e Bajrakurtit, e cila ka pranuar se video është krejtësisht intime dhe nuk ka lidhje me akte pedofilie siç është trajtuar në media. Vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkoi në Koplik një ditë pas arrestimit dhe ngriti shqetësimin e mungesës së denoncuesit. Policia dhe prokuroria kishin arrestuar,  Behran Bajrakuriti, vetëm mbi bazën e fakenews-it  të botuar nga një portal dhe përhapur në shumë media online të tjera, të cilat për mungesa të  gazetareve dhe profesionalizmit i shumë shpesh transformohen në fabrika e lajmesh të rreme.

Edhe opozita nuk humbi rastin  për ta sulmuar policinë duke pretenduar që Bajarkuriti ishte shkarkuar në kohën e PD nga radhët  e policisë pikërisht për ''ngacmim seksuale'', tjetër akuzë që nuk u rezultoi  e vërtetë. Nxitimi me të cilin policia e prokuroria kanë vepruar kundër policit pavarësisht nga mungesa e provave, me sa duket lidhet me psikozën përhapur në opinion publik nga botimi i fakenews, që ka ardhur pak ditë pas një  skandali pedofilie  mes nje grupi nxënësish në Kavajë kur sërish policia ishte akuzuar nga opozita për një tentative për të fshehur skandalin dhe për të mbrojtur përdhunuesin  e një vajze 14 vjeçare. Tjetër akuza që rezultoi  pastaj totalisht e pavërtetë.

Ky fake news pati pasoja fatale për jetën personale dhe karrierën e  policit Bajrakurti, i cili u arrestua me damkën e pedofilit. Vellezërit e tij pak ditë më parë kërkuan të zbardhjen e ngjarjes teksa shtuan se janë të gjithë burrat e fisit që nuk guxojnë të dalin jashtë nga turpi. Policia e Shkodrës dhe Prokuroria do duhet të nisim një hetim për të kuptuar se kush fshihet pas këtij lajmi që veç Policit Bajrakurti njollosi edhe imazhin e Policisë së Shtetit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E**A**: 23/02/2019 08:00

    Doli nga burgu, por doli boja, damka s'hiqet kollaj. Burrat e fisit s'kan faj se këtë koçen e filmon bashkëshortja pa mbathje si me ken kukull.

    Përgjigju
  • Andis: 23/02/2019 03:38

    Ore keto malesoret shume te perparuar.Tashi dilkan grate filmokan burrat.Bravo Polici. Ja bodhi burgut. Kercenoi familjen e shkrete dhe u detyruan ta mbyllin gojen . Turp. Anika Basha shkoi deri ne fund kesaj historie.

    Përgjigju
  • Komandanti: 22/02/2019 19:46

    Mbasi te rehatohesh edhe te rregullosh punen e tuja Berhan, futja nje padi penale dhe civile. Me te paren con dinjitetin tend ne vend. Me te dyten kompenson pak anen financiare. I sigurte qe i fiton te dyja.

    Përgjigju
  • Ariu hëngri più e qiu: 22/02/2019 18:41

    Opa u bë i pasur polici, ti fusi një tani zhdëmtim dëmi moral një 200mijë euroshe, dhe ikën për lesh ka.. taksat e Shqiptarëve.

    Përgjigju
    • @Mali: 23/02/2019 09:00

      Mali mua normale që më vjen keq për Taksat e Shqipëtarve, për këtë tipin më vjen keq nqs do ishte 100% si po del, por dhe shumë keq jo, se. Nuk i tha njeri bjeri me dorë dhe filmohu nga gruaja jote, kjo hyn në perversitet po varja punë tjetër. Halli është qe me ato 200 mijë€ janë pensione, kopshte, cerdhe e etj që duhen paguar, e jo të paguhen perversitet dhe fake news.. Sa për politikën Robt ku ti ken PS PD LSI dhe të tjerët. Gjithë të Mirat ty.

    • Mali: 23/02/2019 04:17

      Ky polici edhe nji here qe shkoi me gruane vere e pergjuan... Imagjine sa te marr jeni pergjoni njerzit edhe ne krevat me grate e veta.

    • Mali: 23/02/2019 04:14

      Shume mire, uroj qe ti marri 200.000 euro edhe me shume. Keshtu ndodh kur politika ben gjykatesin. Kto lloj akuzash kane vetem nji qellim kapital politik. Ne asnee vend te botes ku ka nji demokraci funksionale politika nuk merret ceshtjet e drejtesise. Nuk ke pse habitesh apo te vije keq per taksat e shqiptareve se po demshperblehet nji qytetar i demtuar por kujto se akuzat politike dhe korrupsioni kane nje fature finamciare te larte per xhepat e taksapaguesve.

  • Altin: 22/02/2019 18:26

    Turp per anila bashen qe per ca klikime ia nxiu jeten ketij policit dhe familjes se tij. Ky sa te stabilizohet jashte burgut duhet ta padise e ta cveshi nga leket, gazetaret duhet te jene te kujdesshem neraste te tilla te mos shpikin per ca klikime.

    Përgjigju
  • Tan_Tironci: 22/02/2019 17:36

    Personi qe rregulloi telefonin e Policit, eshte edhe personi qe I ka marre videon pa lejen e tij. Mbante ere te qelbur qe ne fillim ky muhabet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'