VIDEO/ U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD-së, gruaja lind foshnjën në makinë

Protesta kombëtare e PD do të mbahet mend jo vetëm për itinerarin e çorganizuar e të diktuar përmes telefonit, por edhe për një ngjarje të rrallë, që Report Tv dhe Shqiptarja.com e përcollën ekskluzivisht.

Një grua shtatzënë, e cila ishte nisur drejt maternitetit për të sjellë në jetë fëmijën e saj, e ka kryer procesin e lindjes në automjetin që kishte ngecur në trafik.

Në një gjendje të pazakontë teksa qarkullimi për automjetet ishte bllokuar për shkak të protestës, automjeti ku ndodhej gruaja ka marrë drejtimin për nga Spitali Universitar i Traumës.

Me shpejtësi drejt saj ka mbërritur mjeku Gjovalin Bushi, i cili ka asistuar në lindjen e gruas, e cila mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cncncn: 07/10/2024 21:42

    Ju lumte qe e nxorret. Tregoni qe jeni profesioniste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron