TURQI - Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë përvojën me klubin e ri në Ligën e Parë turke, duke shënuar dy gola në debutimin me fanellën e Kayserispor në fitoren 0-2 jashtë fushe kundër Vanspor.

Sulmuesi i Kombëtares u bashkua me ekipin e ri vetëm pak ditë më parë, pasi la Bodrumspor ku luajti sezonin e fundit dhe shënoi 17 gola.

Në ndeshjen e të dielës, e cila vlente për raundin e parë të sezonit të ri, Seferit iu deshën vetëm nëntë minuta në fushë për të shënuar golin e parë. Një pasim i Saglam bëri që sulmuesi kuqezi të zhbllokonte ndeshjen.

Edhe në minutën e 56-të, një top i servirur po nga Saglam bëri që Seferi të shënonte golin e dytë për ekipin e ri, duke 'vulosur' tri pikët. 29-vjeçari luajti për 87 minuta dhe tregoi që në debutim se jo më kot Kayserispor investoi te ai.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
5.0 / 5 (2 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40

    A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?