Gana fitoi 2-0 me Zvicrën në miqësoren e zhvilluar mesditën e së enjtes në Al Nahyan Stadium në Abu Dhabi. Të dyja skuadra pak ditë më vonë do jenë pjesë e Kupës së Botës, me provën gjenerale që shkoi për afrikanët. Skuadra e Zvicrës u duk e pafuqishme në fushë, duke pësuar dy gola në pjesën e dytë.

Salisu në minutën e 70 zhbllokoi ndeshjen, teksa katër minuta më vonë Semenyo gjeti edhe golin e dytë. Të dyja momentet deçizive të duelit panë mbrojtjen helvete me probleme. Skuadra e Yakin nuk e kishte freskinë e duhur në fushë, paçka se titullar ishin emra si Xhaka, Shaqiri, Zakaria apo edhe Schar e Sommer.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?