VIDEOLAJM/ Shokon me deklaratën Xhelal Mziu: Na i tregoni njerëzit e dyshimtë, do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit! Prokuroria e merr nën hetim

Tensionet e rritura ditët e fundit nga partitë e opozitës janë bërë shumë të rrezikshme. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, simpatizant i PS-së, Partia Demokratike jo vetëm që nuk distancohet nga dhuna por justifikon vrasjen dhe nxit më shumë përplasje. Së fundmi ka qenë drejtuesi politik i Lulzim Bashës në Qarkun Dibër, i cili ka shokuar me deklaratën e tij.

Pasi organizoi dhe drejtoi një tjetër rast pengmarrjeje nga strukturat e armatosura të PD në Maqellarë të Dibër së bashku me kandidatin tjetër, Luan Haka dhe qindra militantë, Xhelal Mziu ka bërë thirrje për vrasje.  Ai garantoi militantët se kushdo që është i dyshuar do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit, duke iu referuar të ndjerit Pjerin Xhuvani. Ai jo vetëm ka pranuar vrasjen e bërë nga grupi i armatosur në Partinë Demokratike, por paralajmëron të tjera vrasje. 

"Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sonte në vazhdim çdo person që lëviz në lagjet tuaja mjaftoj një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit", ka tronditur Xhelal Mziu.

"Mbrëmë u vra njëri për shkak të shpërndarjes së parave, sot shpëtoi ky. Unë i bëj thirrje të gjithë banorëve të Dibrës që të dalin ta mbrojnë me gjak, me sëpatë, me drunj apo me çfarë të dalë përpara votën', tha ndër të tjera ai.

Por pas reagimeve të shumta në rrjet që shokuan qytetarët nga thirrja e Mziut, kryesuesi i PD-së në Dibër thotë se e ka bërë për shkak të emocioneve të momentit, ndërsa thekson se është kundër dhunës dhe kërkon ndjesë për këtë thirrje. Nga ana tjetër policia ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë për Xhelal Mziun, për veprën penale "Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës".

Lidhur me thirrjen e Mziut ka reaguar edhe ambasadorja amerikane e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila vlerëson ndjesën e kandidatit për deputet dhe shton se ngjarja e Elbasanit nuk duhet të përsëritet dhe ditët e grupeve të armatosura me logo partie i përkasin të shkuarës së shëmtuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
‘Bën thirrje për terror e vrasje’, ‘shpërthejnë’ qytetarët kundër deklaratës tronditëse të Mziut: Xhelal nuk jemi në 97 jemi në 2021

Mëngjesin e kësaj të premte, deklarata tronditëse e kandidatit për deputet të PD, Xhelal Mziut i cili bëri thirrje për vrasje ka shokuar qytetarët.

“Të lumtë Xhelal që bën thirrje për terror dhe vrasje”, shprehet një komentues me ironi lidhur me deklaratën tronditëse.

“Ti duhet të arrestohesh menjëherë së bashku me ata që të mbështesin”, shkruan një tjetër komentues.   

“Xhelal nuk jemi në 97 jemi në 2021”, shprehet një tjetër qytetar.

Xhelal Mziu pasi pa përmasën që mori deklarata ka kërkuar dhe “ndjesë” por duket se kjo ka revoltuar edhe më shumë qytetarët.

“Çfarë ndjese është kjo, pasi të bësh dëmin kërkon ndjesë”, shkruan një komentues.

Ora 13:57
VIDEOLAJM/ Kërkoi falje?! Shikoni si lexon nën shi me urdhër Xhelal Mziu deklaratën e parapërgatitur

Paraditen e sotme, pas deklaratës skandaloze të bëra dje nga Maqellarë ku kërkoi të vdekur për të mbrojtur votën, Xhelal Mziu tha se kërkon falje se është penduar.

Por në fakt, po të shikosh videon e mësipërme duket qartë që deklarata e Mziut është e parapërgatitur dhe ai thjesht e lexon nën shi

"Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve".

Ora 13:47
Ironia e Mero Bazes: Kanë 6 muaj ekspertët e Bashës që e nxjerrin si të butë, vjen Xhelali si dallgë dhe i kthen në origjinë

Analisti Mero Baze në një shënim në rrjetet sociale ka ironizuar zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të kreut të PD-së Lulzim Bashës, pas thirrjeve të Xhelal Mziut në Dibër që të përsërisin ngjarjen në Elbasan. Baze shkruan se ato kanë 6 muaj që kanë prodhuar një Bashë të butë, por astaj vjen Xhelali si dallgë deti dhe fshin gjithë kështjellën e rërës duke i kthyer në origjinë.

'Mendo pak për ekipin izrealit të PR të Bashës. Kanë gjashtë muaj kanë prodhuar një Bashë të butë, që gatuan, bën mësimet me vajzën, tregon besnikërinë ndaj gruas, na bën për të qeshur me gafa, bën pazar me Teta Verën etj. Pastaj vjen Xhelali si dallgë deti dhe fshin gjithë kështjellën e rërës duke i kthyer në origjinë.'- shkruan Baze.

Ora 12:13
Thirrja shokuese që nxiste dhunë, hetohet në gjendje të lirë Xhelal Mziu

Është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës", kandidatit për deputet i PD-së Xhelal Mziu.

Mziu gjatë një takimi elektoral ka kërcënuar dhe ka bërë thirrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e  grupeve të gatshme me pretendimin  e mbrojtjes së votës.

 'Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka filluar procedimi penal dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale "Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës", në ngarkim të shtetasit XH.M, kandidat për deputet  i subjektit politik Partia Demokratike në qarkun Dibër.

Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e  bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e  grupeve të gatshme me pretendimin  e mbrojtjes së votës.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.'- njofton policia.

Ora 10:20
VIDEO e Xhelal Mziut, Kreshnik Spahiu: PD po armatos Veriun, kundër Tiranës e zonave të tjera të vendit

1586089897_kreshnikspahiu.jpg

Kreshnik Spahiu ka reaguar për video skandalin e PD-së, në të cilën Xhelal Mziu premton vrasje të tjera.

“Ju thashë dje që po armatoset veriu që të çlirojë Tironën, po nuk më besuat. Shikojeni ç’po ndodh në këtë moment.  “Agimi i Artë” s’bëri asgjë më shumë Greqi sesa PD në Shqipëri, por e nxorrën jashtë ligji”, shkruan ai.

 

Ora 09:14
Deklarata tronditëse e Xhelal Mziut, reagon Mero Baze: Urdhri është 'vrisni këdo që dyshoni'! Agimi i Artë në Greqi doli jashtë ligjit për shumë më pak se kaq

1573557741_MeroBAZE696x466.jpg

Analisti dhe gazetari Mero Baze ka reaguar ashpër pas publikimit të një videoje, ku drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun Dibër, Xhelal Mziu bën thirrje që të vritet kushdo që dyshohet se po blen vota.  Baze thotë se duket që urdhri është i qartë dhe se këto janë struktura terroriste vrasëse që mund të përsërisin Elbasanin.

"Ky është Xhelal Mziu drejtuesi politik i PD në Dibër i cili dëshmon me zë dhe figurë se PD ka ngritur një strukturë terroriste vrasëse. Urdhri është vrisni këdo që dyshoni. Mjafton një telefonatë dhe çdo i dyshuar do ta pësojë si Ai i Elbasanit. Pra PD jo vetëm e merr autorësinë e krimit, por premton se do vazhdojë të vrasë zyrtarisht. Nuk besoj se duhet më shumë se kaq që një vrasës si ky mos të jetë i lirë rrugëve", ka shkruar Baze.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, Baze krahason thirrjen e Mziut me partinë "Agimi i Artë"  në Greqi, duke thënë se ajo doli jashtë ligjit për më pak se kaq.

Ai shkruan se grupet e tyre terroriste pretendonin se mbronin të moshuarit nga të huajt duke rrahur e dhunuar kundërshtarë, duke shtuar se kurrë nuk kanë deklaruar si PD që mund të vrasin me një telefonatë.

K.T./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot: 23/04/2021 17:46

    mbeturinate e PDS duan te vine ne pushtet me gjake ,pore populli do tia u tregoi vendin me voten etije te dilen ketyre plerave

    Përgjigju
  • albatros: 23/04/2021 17:04

    Të vijē në Elbasan ky tipi dhe kur tja nxjerrin do e kerkojë vetë tja fusin prapë

    Përgjigju
  • dibran: 23/04/2021 16:54

    ...Ky nuk eshte DIBRAN!!!!!!! Dibrani perfaqesohet me Skenderbeun,Haxhi Vehbi Dibra,Iljaz Pashe Qokun,Sait Najdenit,Elez Isufit..... Ehhhhhh ... sa shume jane! Sa te mire , sa te ditur, sa te urte, sa punetore, sa te dashur sa mikprites.....! Ata jane DIBRANET! Ata ,,, si ata jane te rralle ne mbrojtje te TOKES MEME!!!!! Nuk e kursyen kurre gjakun per atdhe!!!!! Sa shume jane ... aq sa Akademiku Kristo Frasheri i dedikoi nje liber historie te plote ne nder te gjithckaje te mire qe eshte DIBRANE! Kudo qe jetojne, ata kane marre me vehte VIRTYTET me te mira te SHQIPTARISE dhe te Dibres!!!!! .... Asnjehere ata nuk jane shquar per vellavrasje dhe gjakderdhje nder shqiptare, perkundrazi kane qene prane vellezerve te tyre te nje gjaku ne mbrojtje te trojeve shqiptare kudo ku e ka kerkuar atdheu!!!!! Vellezer shqiptare!!!! Kudo ndodheni! DIBRA nuk eshte Xhelal gjakndjelles Mziu!!!!!! DIBRA nuk eshte vellavrasese !!!!! DIBRA eshte e Dibraneve te mire ! Dibra eshte e juaja, sepse edhe ju jeni si DIBRA E MIRE!!!!

    Përgjigju
  • Lile: 23/04/2021 16:44

    O Xhelal, Kina ta befte nenen.

    Përgjigju
  • Cubi: 23/04/2021 16:28

    Jo xhelal meziu por xhelali I zi. Kjo eshte fytyra e vertet e shqupit. Kete pun ka ber nga 30 vjet. Populli duhet te jet vigjilent e ta mendoj 100 here para se te jap te shtrejten vot dhe te dij se cfar po ben. Rama mund te jet 100 me I keq por njeri ska vrar e cenuar. Me mir vuajm pak nga ekonomia se sa te vishemi me zeza si ne vitin e zi 97 te sali qenit. Keta te shqupit po tregojn me vepra se asgje nuk ka ndrysuar nga 25 re si do ndryshoj me te njejtet figura qensh me ne krye fashistin sali serbi??????????????????????????????????? Keta qener te shkojn ne te semes pas dt. 25 prill.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 23/04/2021 09:46

    Nëse ky mender Xhelal Mziu nuk arrestohet sot, atëherë prokuroria është palë me krimin e organizuar të një partie gjakatare.

    Përgjigju
  • Kafsha: 23/04/2021 09:46

    Palaco idiot legen bastard etj. Pedofil rri urte se do futesh nga ke dale, ne ps do perfundosh. Ku je o SPAK ku je o polici. Izoloni qent langonjt e terbuar.

    Përgjigju
  • Spak: 23/04/2021 09:18

    A ka shtet ketu? Ky palaco po kandidon te futet ne Kuvend dhe kercenon se do te beje vetegjyqesi! Ben apel per vetegjyqesi dhe shteti e toleron. A kemi shtet qe te mbroje qytetaret nga te cmendurit qe kane etje per pushtet dhe gjak? Me pergjigjet njeri?

    Përgjigju
  • andi: 23/04/2021 08:43

    OOOOOOOOOOO Shamikuqe Kamzes fole ti qe ke shkuar me cupen e xhaxhait tend o PISSSSSSSSS. O barbon qe edhe cupes xhaijes tende nuk pyete e bere dashnore o langoooooooo.

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 23/04/2021 16:32

      Cfar pret kur edhe emrin e ka i zi. Monstra te mbetura nga e shkuara e zeze e sali qenit. Dhe presim te shkojm ne Europe me te tilla monstra.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik