Një nga manastirët më të vjetër të Moskës i cili daton që në 1524 është përfshirë nga flakët dhe vazhdon të digjet prej disa orësh.

Zjarri ka rënë në kupolë dhe ende nuk është bërë e mundur që të shuhen flakët pasi situata agravon nga minuti në minutë.

Forcat e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikset kanë mbërritur në kohë në vendngjarje por ato nuk munden të fikin zjarrin pasi ka rënë në një sipërfaqe të madhe,” – shkruajnë mediat ruse.

Struktura është ngritur si një fortesë për të përballuar prurjet e lumit të Moskës dhe atij të Kremlinit, por nuk vonoi shumë dhe kjo fortesë u popullua nga murgjit. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)