Një tjetër marshim për lirimin e korsive të biçikletave është organizuar nga lëvizja “Eco Bicycle”.

eco volis

Nën moton “Bicikletat ne Lanë, fiton ndotja në Tiranë!” komuniteti i Eccovolis zhvilloi protestën e radhës në Tiranë dhe kërkoi sensibilizimin e qytetarëve për përdorimin e biçikletave. Ky komunitet kërkon që lëvizja me bicikletë të sigurohet në rrugë, të respektohet edhe aty ku nuk ka korsi nga shoferë të papërgjegjshëm, të ketë korsi të dedikuara, të ketë një kufizim aty ku transporti kryhet lehtë me biçikletë, të ketë një mbështetje të vazhdueshme nga politika për këtë mënyrë transporti.



eco volis

eco volis

Kryetari i Eccovolis Ened Mato është shprehur se lëvizja “Liro korsitë” është për të mbrojtur të gjithë çiklistët, për të mbrojtur atë komunitet që mezi është krijuar këtu dhe që është aq i dobishëm për këtë qytet, duke i sjell frymëmarrje. Përdoruesit e bicikletave janë shprehur se nëqoftëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre, ata do të vazhdojnë me protestat.


eco volis

Prej 8 muajsh çdo 3 të premte ciklistët janë organizuar në protesta duke u shtuar gjithmonë e më shumë. “Liro Korsite” u kthyen në kryefjalen e fundjavës kryeqytetase

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)