Zëvendës Presidenti i Google Alan Eustace ka arritur të thyejë rekordin e Felix Baumgartner e vitit 2012, për hedhje me parashutë nga lartësia, në një distancë prej rreth 41 km në hapësirë.
Madje jo vetëm kaq, por Eustace ka thyer një sërë rekordesh, mes të cilëve edhe thyer shpejtësinë e zërit. Eustace u hodh nga më shumë se 40 kilometra lartësi dhe gjatë rënies së lirë në një moment arriti të tejkalojë shpejtësinë e zërit duke krijuar një bum sonik.
Ky rekord i ri u konfirmua edhe nga Federata Botërore e Sporteve të Ajrit e cila theksoi se Eustace u hodh me sukses nga lartësia 41 mijë e 419 metra ku gjatë rënies së lirë arriti të kapë shpejtësinë prej 1300 kilometra/orë. Për të arritur këtë lartësi Eustace iu deshën rreth dy orë, në kapsulën e posaçme të mbushur me helium me të cilën ai kreu fluturimin.
Veç kësaj, Eustace theu edhe disa rekorde, mes të cilave atë të shpejtësisë vertikale gjatë rënies së lirë, kohëzgjatjen dhe distancën e përshkruar; 37.5 km rënie e lirë për 4 minuta e 27 sekonda.
Hedhja ndodhi në Nju Meksiko në Shtetet e Bashkuara dhe ishte pjesë e projektit “Paragon Space Development Corporaton”. Zv.Presidenti i Google, planifikonte hedhjen
prej kohësh dhe për disa vite ka punuar në mënyrë të fshehtë me grupin për ta përgatitur këtë hedhje.
Rekordi deri më tani siç dihet mbahej nga Felix Baumgartner i "Red Bull", cili u hodh më 2012 nga nga rreth 39 km lartësi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO