ROME - NASA ka arritur të kapë dhe të regjistrojë "zërin" e hapësirës dhe Tokës. Duke përdorur mjete specifike të dizajnuara për të "dëgjuar" tingujt në hapësirë​​, të tilla si një antenë Plasma Wave, NASA ka arritur të regjistrojë tingujt në të gjithë gamën 20-20 000 Hz.
 
Bëhet fjalë për tinguj të regjistruar nga bashkëveprimet e grimcave elektromagnetike nga era diellore, magnetosfera dhe jonosfera, që ndodhen në pjesë e hapësirës që rrethon një trup qiellor, në të cilin vepron fusha magnetike. Pra në pjesën ku ndodhen edhe grimcat e ngarkuara, përreth planetëve.

Në minutën 6:04 të videos së publikuar në një fotografim të sipërfaqes së Tokës ajo që bie në sy, është një imazh që krijon përshtypjen e një fytyre njeriu.