VIDEOLAJM / Kur Ramiz Alia
i ngrinte kurth Sali Berishës

VIDEOLAJM / Kur Ramiz Alia<br />i ngrinte kurth Sali Berishës
Në vitin 1991 ish­ nënkryetari i PD, Neritan Ceka akuzoi kryetarin e partisë së tij Sali Berishën se përdori metoda antidemokratike për rrëzimin e Qeverisë së Stabilitetit që kryesohej nga Ylli Bufi.

Neritan Ceka shkoi në zyrën e presidentit Ramiz Alia, lideri i fundit komunist dhe atje deklaroi dorëheqjen si nënkryetar i PD-­së dhe kryetar i grupit parlamentar.

Ishte kaq paradoksale sepse Ramiz Alia nuk do të duhej të kishte asnjë lidhje me çfarë ndodhte brenda Partisë Demokratike.

Neritan Ceka deklaroi dorëheqjen duke premtuar se do të largohej përfundimisht nga politika për t’iu kthyer përkushtimit të tij vetëm ndaj arkeologjisë.

Në fakt e kundërta ndodhi. Neritan Ceka u kthye pak muaj më pas në krye të një partie të re, PAD, duke qëndruar aktiv në politikë 20 vitet që pasuan.

Ndërkohë kryetari i PD-së Sali Berisha shkoi në takim me presidentin si kryetar i opozitës dhe aty gjeti nën kryetarin e PD që kishte bërë gati dorëheqjen në zyrën e Ramizit
Berisha e u ngrit dhe iku nga zyra e Ramiz Alisë pasi ishte e pakuptimtë loja e Neritan Cekës me Ramiz Alinë. /Tema/

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç