Në 2015-n, disa lagje të kryeqytetit vijonë të kenë ende problememe me furnizimin me ujë të pijshëm. Por edhe kur uji vjen, nga cezma del “limonatë”.

Kjo video është xhiruar në Laprakë, të shtunën. Uji që del nga rubinetat ka ngjyrë kafe dhe kur gota mbushet, në fund të saj precipiton dheu i kuq.

Banorët rrëfejnë se i tremben epidemive dhe askush nuk u ka dhënë sqarime përse uji është në atë ngjyrë. Për me tepër ata pohojnë se askush nuk ka guxuar të përdorë ujin e rubinetit deri mëngjesin e së djelës, kur situate dukej e normalizuar.

Të kontaktuar nga Shqiptarja.com ujësjellës kanalizimet bëjnë me dije se problemi ka ardhur si pasojë e çarjes së një tubacioni nw zonën e Don Boskos dy ditë më parë. Si pasojë edhe në zonat përrreth në tubacione uji ka shkuar i përzier me dhera.

Megjithatë UKT shprehet e gatshme të zhvillojë analiza nga mostrat e marra nga banorët. Edhe Bashkia e kryeqytetit e konfirmon pë shqiptarja.com se ka patur një çarje të një tube në zonën e Don Boskos që ka sjellë ndotjen.

"Ditën e henë specialistë të laboratorit do të bëjnë analiza konkrete brenda zones qe eshte ankuar per te marre kampione uji per te analizuar"-thekson Bashkia


amita e fresket

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)