TIRANË - Në konferencën e organizuar nga qeveria për raportin e 100 ditëve të para të qeverisjes, nuk kanë munguar as gabimet e vogla të zv/Kryeministrit gjatë prezantimit të ministrave.
Gjatë fjalës së tij për të ftuar në panel ministren Kumbaro, zv/Kryeministri Niko Peleshi ngatërroi mbiemrin e ministres me atë të Milena Haritos.
"Ftoj në panel Ministren e Kulturës Mirela Harito", tha Peleshi.
Ministrja Kumbaro, edhe pse kishte radhën për të folur në panel, për një çast dyshoi se ishte vërtetë radha e saj. Zv/Kryeministri e kaloi me një batutë këtë çast duke i thënë: "E pashë që nuk e kishe mendjen".
Nga ana tjetër, sapo ministrja mori fjalën, e cilësoi se mbiemri i saj është Kumbaro dhe jo Harito. "Përshëndetje! Unë jam Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro".
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com