Ylli i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, mbërriti mbrëmjen e së shtunës në aeroportin “Nënë Tereza” bashkë me skuadrën e tij dhe një numër i madh tifozësh i pritën ata duke brohoritur.

Disa fëmijë shqiptarë, siç duket tifozë të zjarrtë të yllit të Realit, me zë të lartë thërrasin “Ronaldo, Ronaldo…”, por ky i fundit kalon me indiferencë përpara tyre pa i përshëndetur fare.

Në drejtim të vogëlushëve erdhi vetëm një buzëqeshje e sforcuar.