Një shqiponjë ka vjedhur një kamera dhe më pas ka dhënë një spektakël të mrekullueshëm, duke fokusuar një grup pinguinësh.
Zakonisht kërkuesit për të ndjekur nga afër botën e kafshëve, vendosin kamera duke i fshehur ato në gjethe, apo duke i maskuar. Kamera është e vendosur brenda një guri në formën e një veze të madhe dhe është hedhur në mes të ambientit ku qëndrojnë pinguinët. Por shqiponjës i ka bërë përshtypje ky gur dhe ka filluar ta lëvizë atë, duke e rrokullisur nga një anë në tjetrën, ndërkohë që kamera ka qenë në xhirim.
Më pas shqiponja e ka marrë me vete dhe ka nisur fluturimin, duke u bërë padashur një `bashkëpunëtore` xhirimesh. Kjo nuk është hera e parë që një shqiponjë dhuron spektakël të tillë natyror. Mund të jetë një rastësi, siç mund të jetë edhe ndonjë strategji e kërkuesve apo e atyre që duan të xhirojnë natyrën shumë natyrshëm.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO