Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga testimi në rrugë i mjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, të cilat iu dorëzuan ushtrisë shqiptare.
Kreu i qeverisë bën të ditur se kompania Timak Defence, e cila synon të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajve, ka lidhur tashmë marrëveshje me 30 vende për eksportin mjeteve dhe prodhimeve të tjera ushtarake.
“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë e prodhimit të parë ‘Made in Albania’ të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania Timak Defence e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Ushtria shqiptare mori dje në dorëzim 40 mjete të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s nga kompania “Timak Defence”, ku është pronar dhe shteti shqiptar. Rama thotë se objektivi është që brenda vitit 2028 Forcat e Armatosura të kenë të gjitha mjetet dhe kapacitetet sipas standardeve të NATO-s.
Komente











Safari Car :)
PërgjigjuMade in Albania jane vetëm ato grillat e hekurave në xhama…
PërgjigjuOre kush I han kto lloj prrallash made in albania pervec te gjatit
PërgjigjuOu Toyota land cruiser esht made in Albania? Hahahha lloj lloj k.rllikunfket skenderbeu ene te pakten jubgazetaret sduhet ta hani.nuk orodhojm ne timak thjesht I lyen e u shton zgar hekuri te dritaret
PërgjigjuLalke, edhe Tesla i merr pjese te ndryshme nga vende e kompani te ndryshme dhe i ve bashke duke nxjerr prodhimin e perfunduar, nuk i ben nga fillimi deri ne fund vete. Keshtu behen pak a shume te gjitha prodhimet, nuk jemi ne kohen e xhaxhit qe kishim uzinat e fabrikat qe i prishem me ndihmen e Saliut.