Në Universitetin e Oklahomës, janë përjashtuar dy studentë, pasi kanë dirigjuar një këngë raciste gjatë një udhëtimi me autobus, me një grup studentësh të tjerë. Videoja është publikuar në Facebook nga një grup personash anonimë që mbrojnë të drejtat e njerëzve me ngjyrë dhe ka bërë xhiron e botës në vetëm pak orë.

Presidenti i universitetit, David Boren, përjashtoi studentët por nuk i bëri publikë emrat, duke u shprehur se po krijonin një mjedis armiqësor mësimdhënieje. Sipas tij videoja është ‘e turpshme’.

Në tekst studentët përdornin zhargone dhe pohonin se nuk do të pranonin kurrë një njeri me ngjyrë në vëllazërinë e tyre.  
“Ne nuk funksionojmë kështu. Ne nuk jemi kështu dhe nuk do ta tolerojmë”,- u shpreh Presidenti u universitetit.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)