Zjarr masiv afër kishës së Laçit, situata e vështirë, pritet ndërhyrja nga ajri, Balla: Një nga situatat më të vështira këtë vit!

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kurorën e gjelbërt të qytetit të Laçit pranë rrugës që të çon në kishën e Shna Ndout.  Zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe duke vënë në rrezik zonën e banuar.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile, ndërsa pritet të ndërhyhet edhe nga ajri.

Report TV ka siguruar pamjet e zjarrit që ka rënë pasditen e sotme ndërkohë Policia e Shtetit informon se ka ndalur në flagrancë njërin nga autorët e kësaj zjarrivënies shtetasin V.H. 41 vjeç.

Ushtria drejt Laçit
Ministria e Mbrojtjes informon se 50 efektivë të Forcave të Armatosura së bashku dhe  me helikopterni Cugar dhe 2 mjete zjarrëfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në bashkinë e Kurbinit.

“Situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur shpejtësisht” informon ministria e Mbrojtjes.

Balla:Situata tepër e vështirë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se jemi përpara një ndër situatat më të vështira të krijuara gjatë këtij viti.

“Në Bashkinë Kurbin, në masivin me pisha pranë qytetit të Laçit, kemi një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti. Ndërsa forcat zjarrëfikëse të gjitha bashkive pranë Kurbinit janë urdhëruar të ndërhynë, edhe Emergiencat Civile, Forcat e Armatosura dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur për në Laç.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:31
VIDEO/ Zjarri në Laç, nis ndërhyrja nga ajri

 

Nis nderhyrja me helikopter nga ajri.

Të paktën 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në Laç.

Për shkak të terrenit të vështirë situata është tejet sfiduese, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi edhe për shkak të temperaturave të larta.

Ora 17:06
Zjarri në Laç, Balla: Kemi një ndër situatat më të vështira gjatë këtij viti! Arrestuam njërin nga autorët

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se jemi përpara një ndër situatat më të vështira të krijuara gjatë këtij viti.

“Në Bashkinë Kurbin, në masivin me pisha pranë qytetit të Laçit, kemi një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti. Ndërsa forcat zjarrëfikëse të gjitha bashkive pranë Kurbinit janë urdhëruar të ndërhynë, edhe Emergiencat Civile, Forcat e Armatosura dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur për në Laç. Policia e Shtetit ka ndalur në flagrancë njërin nga autorët e kësaj zjarrivënie (shtetasi V.H. 41 vjeç).

Ai së bashku me kryetaren e pushtetit vendor në Laç kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ndjekur nga afër situatën.

Ora 16:52
Laç, 50 ushtarë angazhohen për shuarjen e flakëve në ndihmë dhe një helikopter! Arrestohe autori

 

Ministria e Mbrojtjes informon se 50 efektivë të Forcave të Armatosura së bashku dhe  me helikopterni Cugar dhe 2 mjete zjarrëfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në bashkinë e Kurbinit.

“Situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur shpejtësisht” informon ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë policia konfirmon se është arrestuar i dyshuari si zjarrvënës.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Safa: 22/08/2023 17:43

    Hidhini mes flakeve plerat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'