Artisti i njohur i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Ylber Gjini është kërcënuar me armë nga një grup grabitësish rreth orës tre të mëngjesit.

Vetë baritoni i njohur, ka shkruar në rrjetin social facebook se “në orën 03 nën kërcënimin e armëve një grup grabitësish prej tre vetesh rrëmbejnë makinen time qe ishte e parkuar poshte ballkonit”.

Artisti shprehet se pas reagimit, ata nuk e kanë ndalur grabitjen por kanë këcënuar me pistoleta gjithë familjen, duke e cuar deri ne fund misionin e tyre kriminal.

‘’Në orën 3:00 të mëngjesit unë nuk dëgjova gjë se isha në dhomën time të gjumit, por djali im dëgjon zhurma dhe del në ballkon dhe thërret policia, sepse makina ishte direkt poshtë ballkonit. 3 veta me maskë, me pistoletë në dorë. Kur dal i thërras djali dhe i them futu brenda. Ata morën makinën dhe ikën’’,-u shpreh Gjini.  

Artisti i njohur përvec keqardhjes që shpreh për pasurinë e grabitur që e ka vënë me sakrifica në punë, shrprehet se problemi nuk është vetem tek jeta e pasigurte e rrembimi i prones, por me e dhimbshmja eshte se mbas denoncimit të menjehershëm ne organat pergjegjese të policise ajo nuk "pati" mundesine dhe aftesine te neutralizonte keta kriminele.
 
‘’U kërcënua jeta e djalit tim, me grykën e pistoletës. Jam i shokuar, sepse mendoj se tani nuk është jeta e siguruar’’,-u shpreh Gjini. 

Artsti shprehet se maikina e thjeshtë e tij eshte marrë me kredi 10 vjecare, gjë që i ka kushtuar të ardhurat e 25 viteve në skenë.

Artisti Josif Gjipali shprehet mq tej se artisti eshte i kërcënuar dhe i pa mbrojtur nga strukturat shteterore përgjegjëse per mbrojtjen dhe sigurinë e jetës dhe pronës”.

Ylber Gjini kërkon mbrojtje, duke u shprehur se “Arti me pistoleten nuk mundet te bashkejetojne”

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com