/ATSH-Z.Tosku/- Ministria e Arsimit dhe Sportit, me mbështetjen e UNICEF, ka vijuar ditën e sotme diskutimet me grupet e interesit, mbi Strategjinë e Arsimit Parauniversitar 2014-2020.
Draft Strategjia orienton politikat afatmesme dhe afatgjata sektoriale për përsosjen e arsimit paraunivesitar, sipas vizionit të qeverisë.
Strategjia e Arsimit Parauniversitar trajton gjendjen e SAPU-së dhe propozon ndërhyrjet për secilën prej përparësive të vlerësuara si më të rëndësishme.
Në këtë kontekst, Strategjia mbështet dhe unifikimin e sistemeve arsimore të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Në këtë fazë diskutimesh, MAS ka zhvilluar takime me aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të universiteteve me programe mësuesie, donatorë, etj.
Për ta bërë arsimin cilësor, partneriteti është rëndësishëm, prandaj prania e donatorëve sot në analizën e objektivave të kësaj Strategjie,ndihmon për të sjellë në këtë tryezë konsultimesh, zërin e gjithë aktorëve që mund të kontribuojnë për edukimin e brezit të ri në Shqipëri.