Aksioni i policisë rrugorë për vendosjen e rripit të sigurimit për pasagjerët dhe uljen e fëmijëve të vegjël me ndenjëse të posaçme, ka vijuar intensivisht edhe gjatë 24 orëve të fundit, duke ndëshkuar 966 qytetarë, mes tyre drejtues mjeti dhe pasagjerë.
Gjithashtu po gjatë ditës së djeshme datë 14.09.2016 janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor 2.513 masa administrative.
Gjatë ditës së mërkurë policia ka arrestuar 2 drejtues mjeti, pasi qarkullonin të pa pajisur me Leje Drejtimi.
Gjithashtu policia ka pezulluar 20 Leje Drejtimi, 3 prej të cilave për alkool, 14 për shpejtësi dhe 3 për shkelje të ndryshme.
Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor, jo vetëm për nenin 170, por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë 3 ditëve të fundit, qëkur policia nisi aksionin për zbatimin e nenit 170 të kodit rrugor për vendosjen e rripit të sigurimit, janë vendosur mbi 2607 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com