Këtë të mërkurë, në dy orare, raundi i pestë i fazës së ligës në Champions League do vijojë me nëntë ndeshjet e mbetura. Duke nisur nga ora 18:45, FC Copenhagen luan kundër Kairat Almaty, ndërsa Pafos pret Monacon në Qipro.
Spektakli vijon në orën 21:00 me shtatë sfidat e radhës. Në Londër, Arsenali pret Bayern Munich në një ndeshje që premton spektakël. "Topçinjtë" kryesojnë Premier League dhe po zhvillojnë një sezon shembullor, por trajneri Mikel Arteta nuk ka të gatshëm Gabriel, Gabriel Jesus, Gyokeres apo Havertz. Nga ana tjetër, Company do duhet të bëjë pa Davies, Luiz Diaz dhe Musiala.
E veçantë pritet ndeshja edhe në Madrid, me Atleticon që luan kundër Interit. Miqtë kanë katër fitore në kaq takime, ndaj të besuarit e Simeones nuk do e kenë të lehtë. Për vendasit mungojnë Le Normand dhe Llorente, ndërsa italianët duhet të bëjnë pa Darmian, Dumfries, Mkhitaryan dhe Palacios.
Në përballjet e tjera spikat PSG - Tottenham, Liverpool - PSV apo edhe Olympiacos - Real Madrid.
Champions League, faza e ligës - raundi 5-të:
E mërkurë, 26 nëntor 2025
18:45
FC Copenhagen - Kairat Almaty
Pafos - Monaco
21:00
Arsenal - Bayern Munich
Eintracht Frankfurt - Atalanta
Liverpool - PSV
Olympiacos - Real Madrid
PSG - Tottenham
Sporting - Club Brugge
E martë, 25 nëntor 2025
18:45
Ajax 0-2 Benfica
Galatasaray 0-1 Royale Union SG
21:00
Bodo/Glimt 2-3 Juventus
Chelsea 3-0 Barcelona
Dortmund 4-0 Villarreal
Manchester City 0-2 Bayer Leverkusen
Marseille 2-1 Newcastle
Napoli 2-0 Qarabag
Slavia e Pragës 0-0 Athletic Bilbao
Renditja:
Interi nuk ka shumë kohë për të qetësuar emocionet pas humbjes në derbin e kampionatit kundër Milanit 0-1 në fundjavë, pasi tashmë përballet me një tjetër sfidë të rëndësishme në Champions League kundër Atletico Madridit, sot në mbrëmje.
Trajneri Cristian Chivu, në konferencën për shtyp para ndeshjes, u shpreh: “Gjithmonë jemi rikuperuar pas humbjeve dhe pres të njëjtën gjë në Madrid. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të vazhdojmë ecurinë tonë të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve”, tha ai.
Chivu paralajmëroi se do të duhet kujdes i madh ndaj Atletico Madridit: “Është e ngjashme me ndeshjen kundër Milanit. Duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin mbrojtës dhe më efektivë para portës”, vijoi ai.
Ai komentoi edhe dilemat në portë mes Sommer dhe Martinez: “Kam 22 lojtarë në dispozicion që meritojnë të luajnë. Roli i portierit është i ndryshëm, por Martinez do të ketë mundësitë e tij kur të ndihet gati”, tha rumuni.
Në katër ndeshjet e para në fazën e ligës, Interi ka kaq fitore për 12 pikë në total.

Pas fitores 2-3 me përmbysje në fushën e Bodo/Glimt për raundin e pestë në fazën e ligës së Champions League, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti tha se ekipi i tij i meritoi tri pikët.
"Ishte thelbësore të tregonim një skuadër që luan hapur, që bën lojën në çdo zonë të fushës. Në pjesën e parë nuk shfrytëzuam disa raste të lehta, në të dytën shtuan ritmin dhe do të ishte mëkat të mos e merrnim avantazhin. Fitore e merituar, e dedikuar për tifozët që erdhën deri këtu.
Golat e Openda dhe David? Duhet t’i rrisim të gjithë. Jam i lumtur sepse pashë lojtarë më të çliruar. Mos harrojmë se ata janë njerëz që vuajnë, jo indiferentë siç mendojnë disa.
Skuadra shtyu gjithmonë përpara, me shpejtësi dhe kombinime të mira. Në këtë fushë vuajnë të gjithë. Jemi në vështirësi në çdo drejtim. Ndonjëherë mungon guximi dhe përgjegjësia. Është fitore thelbësore, por tani do të rri mbi lojtarët, duhet të konfirmohemi. Duhet rritur edhe gjendja fizike. Kemi ‘kuaj’ në motor dhe duhen gjetur zgjidhjet”, tha për 'Sky' 66-vjeçari.
Pas fitores 3-0 kundër Barcelonës, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca tha se Estevao dhe Yamal do kenë epokën e tyre në futboll, duke i krahasuar me Messin dhe Cristiano Ronaldon.
“Është një fitore e madhe, sepse kundërshtar ishte Barcelona, por nuk ka ndryshuar asgjë për ekipin tonë dhe atë që mund të arrijmë. Tani fokusi është tek Arsenali. Barcelona ndihet mirë me topin, nëse nuk e ka, i vështirësohet gjithçka.
Ne përpiqemi ta ruajmë topin dhe të krijojmë raste. Edhe me 11 lojtarë përballë, ekipi ynë po luante shumë mirë. Ishte një natë fantastike për lojtarët, klubin dhe tifozët.
Estevao dhe Yamal? Siç tha Raphinha, do të jenë Messi dhe Ronaldo të rinj. Estevao është një lojtar special, 18 vjeç, i thjeshtë dhe me të ardhme të madhe për klubin", tha mes të tjerash trajneri italian i 'Bluve'.
Komente






