Vijon ndërtimi i brezit të gjelbër, 12 mijë pemë nga Bankers, projekti që nga viti 2019 përmirëson mjedisin në Patos-Marinzë (VIDEO)

Një projekt ambicioz, i cili synon që në të ardhmen i gjithë vendburimi të rrethohet nga një brez i gjelbër, po implementohet në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Prej gushtit të vitit 2019 vijon mbjellja e bimëve të ndryshme me qëllim përmirësimin e mjedisit.

Ky projekt i mbështetur nga kompania Bankers Petroleum Albania, është iniciuar nga Shoqata Ambientaliste “Zharrëza” dhe deri tani është bërë e mundur mbjellja e 12 mijë bimëve dhe pemëve të ndryshme në 7 fshatra në zonën e Patos-Marinzës, Jagodinë, Marinzë, Belinë, Sheqishtë, Frashër, Zharrëz dhe Fshati i Ri.

Drejtori i Shoqatës 'Zharrëza', Qani Rredhi, tregon detajet e projektit dhe përfitimet që vijnë për komunitetin. Ai thotë se impakti është shumë pozitiv pasi minimizon pluhurin që kryesisht krijohet nga lëvizja e autoboteve të naftës por edhe automjeteve private.

“Ky projekt është kërkuar nga organizata jonë mjedisore, pranë kompanisë Bankers Petrolium në kohën kur CAO, një organizatë ndërkombëtare ishte negociatore mes komunitetit dhe kompanisë. Është kërkuar në vitin 2018 dhe ka nisur zbatimin në gusht 2019 për t’u përmbyllur në gusht 2021.

Në total kemi mbjellë Oleandër, një bimë specifike për çlirimin e gazrave, një bimë vegjetative 12 muajt e vitit, kemi mbjellë 8 mijë rrënjë. Gjithashtu kemi mbjellë edhe 4 mijë rrënjë bimë autoktone. Do të vazhdojmë deri në fund të mbylljes së sezonit. Impakti i këtyre brezave të gjelbër është se minimizojnë ndotjen edhe të arave dhe parcelave nga pluhuri pasi lëvizin shumë makina që bëjnë transportin e naftës. Bima bllokon pluhurat dhe në gaz ka ndikim", thotë Rredhi.

Sipas tij projekti po zhvillohet në bashkëpunim edhe me banorët e zonës si dhe me pushtetin vendor të cilët janë edhe përfitues direkt të përmirësimit të ajrit

"Ne kemi bashkëpunuar edhe me banorët e zonës. Rrallë ka ndodhur ndonjë dëmtim. Kemi gjetur gjuhën edhe me pushtetin vendor. Projekte të tilla duhet të vijojnë edhe në të ardhmen pasi kjo ka direkt ndikim në shëndet”, thotë ndër të tjera Qani Rredhi, drejtor i Shoqatës 'Zharrëza'.

Përfaqësuesit e kompanisë kineze së prodhimit të naftës thonë se Bankers mbetet gjithnjë i fokusuar në përmirësimin e mjedisit, jo vetëm përmes projekteve të tilla por edhe përmes ruajtjes së standardeve ndërkombëtare gjatë operacioneve në kërkim & zhvillimin e fushës së Patos-Marinzës. Përgjatë 17 viteve aktivitet në Shqipëri, Bankers ka përmirësuar ndjeshëm mjedisin në zonën ku operon, përmes rehabilitimit të puseve të vjetra të trashëguara, projekteve për ngritjen e tubacioneve transportues të naftës, trajtimin e gazrave dhe elementëve të tjerë që lëshohen gjatë procesit të prodhimit.

1617106609_1617096145bankers2.jpg

Gjatë mbjellësjes së bimëve në Patoz-Marinzë

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion