Pavarësisht se ka një urdhër të Ministrisë së Brendshme që ndalon shitjen e makinave në rrugë, shumë prej këtyre automjeteve, kanë zaptuar një pjesë të parkimeve në Tiranë.
Makinat vijojnë të shiten në ambientet publike, në disa nga rrugët kryesore në Tiranë, duke filluar pranë stadiumit Dinamo, rruga “Avni Rustemi”, Bulevardi Zhan D’Ark, në zonën e Kombinatit etj.
Siç mund të dallohet qartë, ndaj këtyre makinave Policia nuk ka marrë asnjë masë për gjobitjen e tyre.
Në rrugë shikon makina që kanë vite të cilat qëndrojnë pa lëvizur dhe ku shkruhet “Shiten”, por ka edhe nga ata qytetarë që gjatë ditës i lënë makinat në rrugët publike për t’i shituar, ndërsa gjatë natës i lëvizin ato.
Shkak për shitjen e makinave në rrugës është edhe fakti se në Tiranë nuk ka një vend ku të qëndorjnë të gjitha makinat të cilat janë në shitje.
Ish- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri urdhëroi pak kohë më parë që të gjitha makinat që kanë kohë që qëndrojnë në vendet e parkimit të largohet, por jo të gjitha këto automjete janë hequr.
Biznesi i shitjes së makinave në rrugë vijon të jetë një fenomen, pavarëisht se shumë qytetarë e nxjerrin në shitje makinën e tyre në disa nga uebet online.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO