Vijon vandalizimi i biçikletave Mobike në Tiranë, rasti më i fundit është një imazh i fiksuar në të cilin mjeti është hedhur në një kazan mbeturinash.

Ky nuk është rasti i parë ku njerëz të caktuar keqpërdorin mjetet “Mobike” pasi përpara disa javësh një adoleshent është filmuar teksa shkatërronte mjetin, duke e përplasur me një mur në rrugë.

Përpos imazhit negativ që krijojnë sjellje të tilla arsyet e këtyre akteve vandale mbeten të panjohura. Biçikletat u sollën në Shqipëri në qershor pas një marrëveshje qe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe drejtori i “Mobike” Massimiliano Rubin, nënshkruan në Ditën Ndërkombëtare të Biçikletave për sjelljen e 4 mijë të tillave në Shqipëri.