Vijon zvarritja/ Gjyqi për grupin e Shullazit në dorë të KLGJ-së

Vijon zvarritja/ Gjyqi për grupin e Shullazit në dorë të KLGJ-së

TIRANE-Shtyhet për të disatën herë seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurit e tjerë, ndërsa shkak për këtë është bërë mosformimi i trupit gjykues.

Më herët mbrojtja e Shullazit dhe Zelës kanë bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares dhe gjatë ditës së sotme, kërkesa është pranuar.

Më tej, Gjykata Apelit për Krime të Rënda do ti drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për të plotësuar trupin gjykues, raporton gazetari Arsen Rusta.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pas dënimit nga Shkalla e parë, grupi i Shullazit e apeloi vendimin, që vijon të zvarritet. 

TË DËNUARIT
Emiljano Shullazi 14 vjet
Gilmando Dani 12 vjet burg
Endri Qyqa 10 vjet burg
Endri Zela 10 vjet burg për
Blerim Shullazi 9 vjet burg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen