Në këto ditë të zymta dhe me shi disa personazhe të fushave të ndryshme kanë postuar foto nga pushimet e tyre të verës, në të cilat shprehen se iu mungojnë pushimet e verës me diell dhe det.
Ndër personazhet më të dashur shqiptarë jashtë vendit është modelja Emina Cunmulaj, e cila ka përshëndetur fansat e saj në Instagram me një foto nga pushimet e saj në Greqi.
Modelja e ka përshkruar foton vetëm me një fjalë “SUMMER” (verë).
Po ashtu edhe prezantuesja dhe moderatorja Marina Vjollca ka publikuar ditë më parë një foto nga pushimet e saj të verës.
Moderatorja duket se i ka shijuar pushimet direkt pas dasmës, në të cilën vuri kurorë me këngëtarin nga Kosova, Getoar Selimi.
Në foto Marina shkruan “tb”, dy gërma që përdoren si sinonim i fjalës rikthim pas në kohë, dhe mesa duket Marinës po i mungon relaksi i verës.
Gjithashtu, aktori Florjan Binaj ka postuar një foto artistike nga vera që kaloi, një foto buzë detit që pozon së bashku me dy miq të tij duke krijuar ilzionin e shfaqjes së gjashte personave kur në të vertetë janë tre.
Duke se Flori ia ka kaluar aq bukur në verën që lamë pas saqë iu rikthehet fotove që ka realizuar në ato ditë të nxehta.
Krahas fotos aktori i “Portokalli” dhe jo vetëm shkruan: “Nuk është idea ime por është një kujtim shumë i bukur nga vera 2017”.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com











