Virologu gjerman: Nuk luhet futboll deri në 2021...as pa tifozë pasi njerëzit do mblidhen në shtëpi

Virologu gjerman Jonas Schmidt-Chanasit i Institutit Berhard-Nocht të Hamburgut sugjeron se pezullimi i kompeticioneve futbollistike duhet të zgjatet deri në vitin 2021 dhe po ashtu hedh poshtë edhe mundësinë e të luajturit ndeshje pa tifozë deri në këtë periudhë.

“Nuk besoj se në prill do të flitet për të luajtur ndeshje futbolli as me dyer të mbyllura pasi njerëzit mund të grumbullohen në shtëpitë e tyre që t’i shohin” ka thënë virologu për mediat gjermane.Bundesliga është e pezulluar deri në 2 prill dhe drejtori administrativ i kompeticionit ka thënë se ndeshjet pa tifozë janë mundësia e vetme për të “shpëtuar” sezonin. Por mjeku që studion viruset Schmidt-Chanasit nuk beson se ky sezon i Bundesligës mund të mbyllet dhe nënvizon:” Jam i bindur se futbolli mund të rikthehet vetëm vitin që vjen pra në 2021-shin. Nuk besoj se është realiste që ky sezon të përfundojë” e mbyll virologu i njohur gjerman.

Ndërkaq Komiteti Olimpik Ndërkombëtar CIO po shqyrton skenarë të ndryshëm për zhvillimin e Lojërave Olimpike Tokyo 2020 por për momentin një anullim i tyre nuk është në axhendë. Diçka të tillë e ka thënë Presidenti i CIO Thomas Bach në një intervistë për New York Times:” Nuk e dimë se cila do të jetë situata dhe po shqyrtojmë disa mundësi pasi mungojnë edhe katër muaj deri në nisjen e Olimpiadës. Liga dhe Federata të tjera janë më optimiste se ne pasi pjesa më e madhe i ka anulluar eventet deri në prill ose maj ndërsa ne po diskutojnë për një eveniment që zhvillohet në fund të korrikut” e mbyll Bach./Pwrgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se partitë politike do ta respektojnë kuotën gjinore, 30% gra në listat fituese të kandidatëve për deputetë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Plagoset me thikë italianja në Kavajë, i dyshuar bashkëshorti shqiptar, i dënuar për dhunë në familje